Flash News

KRYESORE

Shqipëria, e katërta në Evropë për numrin e të burgosurve në raport me popullsinë

Shqipëria, e katërta në Evropë për numrin e të

Shqipëria është e katërta në Evropë për numrin e të dënuarve për në raport me popullsinë. Ajo renditet pas Lituanisë, Çekisë dhe Estonisë. Ndërkohë që në Ballkanin Perëndimor mban vendin e parë. Në Shqipëri kishte 197 të burgosur për çdo 100 mijë banorë që jetojnë këtu.

Pas vendit tonë renditet Mali i Zi me 179 të burgosur. Në Serbi, sipas Eurostat, numri i të burgosurve për 100 mijë banorë ishte 153, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 146 të burgosur, ndërsa Kosova numëronte rreth 90 të burgosur për 100 mijë banorë.

Në të gjithë Bashkimin Evropian numri mesatar i të burgosurve për 100 mijë banore ishte 116, e kjo është norma më e ulët që prej vitit 2000. Në BE, numrin më të lartë të të burgosurve, e ka Lituania me 231 të burgosur për 100 mijë banorë, ndjekur nga Çekia me 209 të burgosur për 100 mijë banorë dhe Estonia me 206 të burgosur.

Kurse në shtete si Franca, Austria dhe Gjermania, numri i të burgosurve në raport me popullsinë është më i ulët se mesatarja e BE-së, me përkatësisht 103, 100 dhe 79 të burgosur për 100 mijë banorë.

Të fundit