Flash News

KRYESORE

Shqipëria “e mbytur” nga gruri rus e mielli serb

Shqipëria furnizohet nga mielli jo-cilësor serb, me një sasi minimale proteinash prej 11-12%, i cili, për fat të kq ka përmbytur, jo vetëm tregun e Republikës së Kosovës (prodhuese dhe eksportuese neto e drithërave), por edhe atë të Shqipërisë. Shpesh për prodhimin e bukës bëhet nga gruri i një cilësie të dobët, i destinuar për kafshët, por që përdoret edhe për bukë. Fermerët kosovarë kultivues të grurit janë në prag të falimentimit, për shkak të kësaj konkurence të pandershme me miell serbie. Industria e blojës në Kosovë normalisht nuk ngre kokë nga një konkurencë e tillë, ndërsa në Shqipëri kjo industri ndesh pengesa serioze nga kjo një konkurence e tillë e miellit serb. I vetmi konkurrent i miellit serb është mielli që vjen nga Rusia. Vetëm gjatë 7 muajve të parë të vitit 2017 në Portin e Durrësit janë shkarkuar 66 000 ton grurë të importuara nga Rusia. Aktualisht në Portin e Durrësit janë duke u shkarkuar në kalata ose duke pritur në radhë për t’u shkarkuar 4 anije me grurë rus.

Në kalatat e portit po shkarkojnë grurë rus anija Altair me flamur të Sierra Leones, 3297 ton grurë dhe anija Sea Trader  me flamur maltez, 5005 ton grurë. Në pritje për të shkarkuar grurin rus janë anijet Ulus Breeze me flamur rus, 3005 ton grurë dhe anija Viktor Borisov po me flamur rus me 3399 ton grurë.

Tregtarët shqiptarë “preferojnë” grurin që vjen nga Serbia e Rusia për shkak të çmimeve të ulta, kundrejt grurit që mund të vijë nga vende të tjera, duke mos marrë parasysh faktin se shpesh herë është vënë alarmi për rrezikun që vjen nga ky grurë, sidomos ai rus, pasi mund të jetë i infektuar me rreze. Qeveritë hartojnë politika të subvencionimit të fermerëve me qëllim shtimin e ofertës së prodhimeve bujqësore vendase, por prodhuesit vazhdojnë të përballen me mungesën e tregut.  Autoritetet shqiptare, në çdo qeveri, nuk kanë bërë aq sa duhet dhe janë dorëzuar përballë tragtarëve, me forma nga më të ndryshmet, përfshi edhe korrupsionin e madh...

Të fundit