Flash News

KRYESORE

Shqipëria e ndarë në 4 rajone, ‘Ekonomia’ rrëzon dekretin e presidentit; PD: Vendimi në shërbim të pushtetit të Ramës

Shqipëria e ndarë në 4 rajone, ‘Ekonomia’ rrëzon

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka rrëzuar me 14 vota pro dhe dy kundër dekretin e presidentit Ilir Meta për ligjin “Për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin”, ligjin që e ndan Shqipërinë në 4 rajone.

Kujtojmë se Meta e ktheu këtë ligj në 14 gusht, me argumentin se bie hapur ndesh me disa dispozita të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Reagon PD: Vendimi në shërbim të pushtetit të Ramës

Partia Demokratike e ka cilësuar rrëzimin e dekretit të presidentit për ligjin  “Për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin” si antikushtetues dhe që nuk i shërben interesit të vendit, por atij personal të Edi Ramës.

Vendimi i qeverisë për të rrëzuar dekretin e Presidentit për ligjin antikushtetues të rajoneve nuk i shërben interesit të vendit. Vendimi është në shërbim të pushtetit personal të Edi Ramës, i cili përqendron gjithë pushtetin financiar qendror dhe lokal në duart e tij, duke ndarë Shqipërinë në 4 rajone.

Projekti i Edi Ramës është kundër interesit publik. Nga 61 bashki gjithsej, qytetarët e 57 prej tyre duhet të shkojnë të marrin shërbim larg, pasi vetëm 4 bashki-qender rajoni mund ta ofrojnë një shërbim të caktuar. Kjo do ta bëjë edhe më të vështirë sesa tani komunikimin mes pushtetit lokal dhe qytetarëve. Në këtë mënyrë, qeveria perqendron pushtetin me të emëruarit e saj, duke dëmtuar rëndë interesin publik.

Ligje të tilla do të shfuqizohen me marrjen e drejtimit të qeverisjes nga Partia Demokratike.

Me një kryeministër normal si Lulzim Basha, qytetarët do të prekin shumë shpejt përfitimet e punës së tyre, do të marrin shërbim pranë qendrave të tyre, do të trajtohen si qytetarë europianë, me dinjitet dhe respekt nga shteti”, shkruan ish deputetja Dhurata Cupi Tyli.

Tashmë pritet që ligji të kalojë në seancë plenare.

Të fundit