Flash News

KRYESORE

Shqipëria e nis mbarë Ligën e Kombeve, Panuçi i shpëton shkarkimit

Shqipëria e nis mbarë Ligën e Kombeve, Panuçi i

Ekipi kuqezi ka koleksionuar një fitore të rëndësishmë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve përballë Izraelit në 'Elbasan Arena'.

Pavarësisht se trajneri Panuçi kishte vendosur të bënte disa eksperimete duke aktivizuar Binakun dhe Gurin, po ashtu la në stol edhe ‘senatorët’ Mavraj dhe Agolli, skuadra tregoi maturi dhe zhvilloi një lojë më të mirë se në ndeshjet e kaluara.

45-minutat e para u mbyllën pa gola, ndonëse dy ekipet patën raste për të kaluar në avantazh, ndërsa duhet të vinte minuta e 55-të që kuqezinjtë të kalonin në epërsi.

Ishte mesfushori i Bazelit, Taulant Xhaka, i cili me një gjuajtje potente nga jashtë zonë arriti të shënontë për kuqezinjtë, 1:0.

Për tu veçuar paraqitja e mirë e portierit Thomas Strakosha, i cili shpëtoi disa herë skuadrën duke treguar se Etrit Berisha do ta ketë të vështirë t’i zërë vendin e titullarit.

Fitorja erdhi në momentin e duhur, pasi një rezultat negativ do të lekundte ndjeshëm pozitat e trajnerit Kristian Panuçi, i cili deri tani nuk ka arritur të përmbush pritshmëritë e tifozëve, por as nuk ka arritur të jetë në nivelin e De Biazit.

Pas 3 ditësh, të hënën përfaqësuesja do të ndeshet me Skocinë në orën 20:45 Hampden Park , ku synimi është një tjetër fitore.

 

Të fundit