Flash News

KRYESORE

"Shqipëria e rilindur është e dështuar", Tabaku: Zgjidhja e vetme është të largojmë taksidarët

"Shqipëria e rilindur është e dështuar", Tabaku:

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, është shprehur se Shqipëria e rilindur është Shqipëria e dështuar dhe falimentuar, teksa thekson se shqiptarët çdo ditë e më shumë po përballen me më shumë taksa, çmime më të larta dhe më pak konsum.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Tabaku deklaroi se përsa kohë që PS ka qenë dhe vijon të jetë në pushtet, qytetarët vetëm janë taksuar dhe varfëruar më shumë.

Sipas saj, zgjidhje për këtë situatë krize është ndërrimi i pushtetit, teksa premtoi se me marrjen e pushtetit nga ana e PD, do të ketë lehtësim taksash.

Postimi i plotë:

Shqipëria e rilindur është Shqipëria e dështuar dhe falimentuar. Më shumë taksa, çmime më të larta, më pak konsum dhe një tavolinë më e varfër.

Nuk është Shqipëria e atyre që duan të punojnë por e atyre që vjedhin dhe taksojnë. Shqipëria e çmimeve 15% më të larta e shqiptarëve që kanë të ardhurat më të ulëta në rajon.

Zgjidhja e vetme është të largojmë taksidarët për t’i hapur rrugë punës dhe kapitalit. Shqiptarët kanë nevojë për mundësi dhe punë.

Shqipëria ka nevojë për taksa të ulëta, punësim, investime, incentivim të konsumit. Taksa e sheshtë 9%, lehtësim për sipërmarrjen.

Së bashku mund t’ia dalim! E ardhmja është ajo e Shqipërisë në Punë!

 

Të fundit