Flash News

KRYESORE

Shqipëria e Shpresave nuk fiton dot as kundër ekipit U19

Shqipëria e Shpresave nuk fiton dot as kundër ekipit U19

Shqipëria U-21 i ka vënë kapakun situatës kaotike ku ndodhet me sfidën e sotme. Ekipi i Bushit luajti kundër Shqipërisë U-19 dhe nuk arriti të fitonte duke mbyllur gjithçka në shifrat 1-1.

Shpresat madje rrezikonin të humbisnin, pasi U-19 shënoi gol e para. Sulmuesi Ibrahimi me një goditje të bukur i dha avantazhin të tijve.

Ekipi i Shpresave arriti të barazonte me anë të Qardakut. Sulmuesi i Bylisit shënoi për të mbyllur ndeshjen në 1-1. Sfida e radhës është kundër Kosovës, me "Dardanët" që kanë 6 pikë në 3 ndeshje, ndësa ne kemi 2 pikë në 4 ndeshje.

Të fundit