KRYESORE

"Shqipëria është bërë pjesë e COVAX", ish-ministri i Shëndetësisë ironizon qeverinë: I hipën 'breshkës' për një grusht vaksinash COVID-i

"Shqipëria është bërë pjesë e COVAX",

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka reaguar pas njoftimit të MSH se Shqipëria është bërë pjesë e COVAX për të siguruar vaksinat anti-COVID. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu ironizon qeverinë, teksa shprehet se ajo “i hipi breshkës për një grusht vaksinash.”

“COVAX eshte nje organizem i krijuar se fundmi nga OBSH, GAVI e CEPI per te krijuar nje ballancim ne shperndarjen e vaksines mbas prodhimit te saj, kryesisht per Boten jo te zhvilluar, per te cilen dhe BE ka dhene nje financim prej 400 M $, pra per jo me shume se 20 milion te vaksinuar, ndersa ShBA e ka bojkotuar si te pa besueshem”, tha Shehu.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Qeveria i hipen “breshkes” per nje grusht vaksinash Covid.

Sot Qeveria angazhohet me pompozitet, sic une e kisha paralajmeruar, se do te siguroje vaksinen Covid nepermjet COVAX- prit “gomar te mbije bar” i thone!

COVAX eshte nje organizem i krijuar se fundmi nga OBSH, GAVI e CEPI per te krijuar nje ballancim ne shperndarjen e vaksines mbas prodhimit te saj, kryesisht per Boten jo te zhvilluar, per te cilen dhe BE ka dhene nje financim prej 400 M $, pra per jo me shume se 20 milion te vaksinuar, ndersa ShBA e ka bojkotuar si te pa besueshem.

Ne rastin me te mire ky organizem do te mund te siguroje per vendet qe do te aplikojne nje sasi vaksinash deri per 20 % te popullesise se tyre e kjo ne hapesire kohore deri ne fund te vititi 2021, pra shume pak e ne kohe te gjate.

Kjo eshte e verteta e propagandes qeveritare per vaksinen Covid kur Qeveria jone duhej:

—Te kontraktoje direkt me prodhuesit serioze te mundeshem ose nepermjet qeverive te shteteve kryesore te Europes per te siguruar vaksinimin gratis te reth 2 milion qytetareve, ne nje kohe te njejte me ate te vendeve te BE.

Per fatkeqesine e shqiptareve kjo Qeveri di vetem “te kakarise” pa bere veze”!

Por jo per shume gjate tashme!

Ditari politik

Të fundit