Flash News

KRYESORE

Shqipëria, gjithnjë e më popullore në turizëm

Shqipëria, gjithnjë e më popullore në turizëm

Nga viti në vit, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë popullore e po merr më tepër vlerësime. Në shkrimin e gazetares së CNN-it, Julia Buckley, vendi ynë ka ngjitur 12 pozicione në klasifikimin botëror të turizmit për 2019.

Ky përfundim erdhi pas analizimit të Raportit Konkurrues të Udhëtimit dhe Turizmit 2019 nga Forumi Ekonomik Botëror, organizatë kjo me seli në Zvicër që mbledh çdo vit elitën globale për të diskutuar çështje madhore.

Në renditjen e përgjithshme, më shumë lëvizje pati jashtë 10 vendeve të para. “Shqipëria, Rumania dhe Serbia u ngjitën me 12 vende, përkatësisht në vendin e 86-të, 56-të dhe 83-të”, shkruan CNN.

“Egjipti u ngjit me nëntë vende”, shton Buckley.

Me më shumë se 3 000 milje vijë bregdetare dhe jo më pak se 48 qendra të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Spanja është shpallur vendi më i mirë në botë për t’u vizituar.

Lidhur me sigurinë, Finlanda, Islanda dhe Omani u vlerësuan si vendet më të sigurta. Ndërsa, El Salvadori, Nigeria dhe Jemeni u renditën më pak të sigurta, shkruan ATA. Ndërkohë, Tajvani humbi shtatë vende në renditje dhe ra në vendin e 37-të.

Të fundit