Flash News

KRYESORE

Shqipëria hap zyrën e misionit të posaçëm në Kiev

Këshilli i Ministrave ka marrë vendim për hapjen e misionit të Posaçëm të Republikës së Shqipërisë në Kiev, Ukrainë.

Vendimi u bë publik nga Gent Cakaj, përmes një postimi në Facebook.

Cakaj shkruan se vendimi është shprehje e përkushtimit të Shqipërisë për të qëndruar në lartësinë e detyrës përgjatë Kryesisë së OSBE-së 2020.

 “Shqipëria si vend kryesues i OSBE-së e ka me rëndësi madhore të përcjellë, së pari, tek pala ukrainase mesazhin e rëndësisë dhe vëmendjen që i jep adresimit me qëllim zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, dhe së dyti, tek 56 shtetet anëtare të OSBE-së.” shkruan Cakaj.

Të fundit