Flash News

KRYESORE

Shqipëria hapa pas për korrupsionin, Rama krahasohet vetëm me Maqedoninë e Veriut

Shqipëria hapa pas për korrupsionin, Rama krahasohet vetëm me

Në Kuvend, kryeministri Edi Rama replikoi me deputeten Rudina Hajdari, ndërsa në disa prej çështjeve të përmendura ishte edhe raporti i ‘Transparency International”, ku Shqipëria në krahasim me vitin e kaluar ka bërë hapa mbrapa, duke u renditur në vendin e 106 nga 180 vende në botë.

Rama u ndal te kjo pikë dhe iu përgjigj Hajdarit duke e krahasuar renditjen e këtij viti vetëm me Maqedoninë e Veriut, por duke mos përmendur vendet e tjera të Rajonit si Kosova, Serbia, Mali i Zi, Greqia të renditur para Shqipërisë.

Kujtojmë se rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019 e zhvendosën Kosovën në vendin e 101 me 36 pikë nga 37 qe kishte në 2018

Serbia ka rënë nga vendi i 87-të në pozicionin e 91-të, kurse Mali i Zi ka pasur përmirësim duke u ngjitur një pozicion (66). Përmirësim të ndjeshëm ka pasur dhe Greqia, duke u pozicionuar në vendin e 60-të.

Raporti për korrupsionin, ‘Transparency International’: Shqipëria humb shtatë vende nga viti i kaluar

Të fundit