Flash News

KRYESORE

Shqipëria i vendos sanksione guvernatorit të fuqishëm rus

Shqipëria i vendos sanksione guvernatorit të fuqishëm rus

Shqipëria është bashkuar me vendimin e Bashkimit Evropian për të zgjeruar listën e sanksioneve ndaj kompanive dhe personave politikë në Rusi, për shkak të situatës në lindje të Ukrainës.

I fundit që i është shtuar listës dhe që do t’i ndalohet hyrja në Shqipëri apo aktiviteti bankar është Dmitry Ovsyannikov, guvernatori i Sevastopolit, qytetit më të madh në Krimenë e pushtuar nga Rusia.

Përveç vendeve të BE-së dhe Shqipërisë, këtij vendimi i është bashkuar Ukraina, Norvegjia dhe Mali i Zi.

Ovsyannikov njihet për fuqinë politike që ka deri në Moskë pasi ka qenë më parë zv/ministër i Industrisë dhe Tregtisë.

Që prej fillimit të konfliktit në lindje të Ukrainës, Tirana ka qenë gjithnjë në një linjë me Brukselin, duke iu bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë.

Të fundit