Flash News

KRYESORE

Shqipëria kamp refugjatësh, Donald Tusk: Një nga dy vendet e mundshme

Shqipëria kamp refugjatësh, Donald Tusk: Një nga dy vendet e

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka propozuar që krerët e BE-së të krijojnë "platforma rajonale të zbarkimit" jashtë Bashkimit Evropian, ku zyrtarët mund të dallojnë më shpejt mes refugjatëve që kanë nevojë për mbrojtje dhe emigrantëve ekonomikë, të cilët potencialisht do të përballen me kthimin në vendet e tyre të origjinës.

Sipas politiko.eu, propozimi i tij konsiston në përpjekjen për të thyer krizën akute politike mbi migracionin dhe azilin që ditët e fundit kërcënoi të rrëzojë qeverinë gjermane, ndonëse numri i refugjatëve ka ardhur në rënie.

Koncepti i platformës së zbarkimit që zyrtarët thanë se do të duhej të zbatohej në bashkëpunim me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM) - mund të krijonte një mekanizëm formal me të cilin BE mund të lidhë ndarjen midis liderëve të linjës së ashpër që bëjnë thirrje për kontrolle të ashpra kufitare dhe atyre që këmbëngulin që vendet e BE-së t'i binden ligjit ndërkombëtar dhe t'i mirëpresin refugjatët që kanë nevojë për mbrojtje.

Por gjithashtu ekziston edhe ideja për krijimin e qendrave për njerëzit që kërkojnë të hyjnë në vendet në periferi të bllokut. Mes vendeve të mundshme partnere janë Tunizia dhe Shqipëria, por zyrtarët thonë se është shumë shpejt që të spekulohet lidhur me këtë çështje.

Ideja për të krijuar objekte të tilla u sugjerua në vitin 2016 nga kryeministri hungarez Viktor Orbán, kritiku më i fuqishëm i politikave të BE-së për migracionin, veçanërisht në zhvendosjen e refugjatëve anembanë Evropës. Politiko.al

Të fundit