Flash News

KRYESORE

Shqipëria konsumatore e mishit, ndër vendet më pak vegjetariane në botë

Shqipëria konsumatore e mishit, ndër vendet më pak vegjetariane

Shqiptarët janë ndër vendet më mishngrënës në botë. Duke iu referuar edhe Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë të Kombeve të Bashkuara,  “The Independent” ka përpiluar hartën e vegjetarianëve kudo në botë, që siç shkruan prestigjozia, është në trend rritës.

Sipas hartës, Shqipëria renditet në zonën  më të “çelët” të shteteve në botë, me 0-2 % të personave vegjetarianë. Po të vështrojmë me kujdes edhe shtetet e rajonit na japin të njëjtën panoramë.

Një studim i mëparshëm ndërkohë i të njëjtës organizatë, tregon se në Shqipëri, konsumi i mishit për frymë është në nivelin e 44 kg në një vit. Renditemi në vendet evropianë që konsumojnë më pak mish, madje më pak se vendet e rajonit, më pak se Mali i Zi (57.7 kg) apo Greqia (74.8 kg), duke kaluar në renditje vetëm Maqedoninë (40.8 kg).

Por, pavarësisht kësaj, shqiptarët nuk bëjnë pjesë te popujt vegjetarianë, ku renditen një pjesë e mirë e shteteve të Amerikës Latine, ato në SHBA apo Australi.

Të fundit