Flash News

KRYESORE

Shqipëria kthehet në “parajsën” e hajdutëve të Lindjes

Shqipëria kthehet në “parajsën” e hajdutëve

E pazakontë kjo që ka ndodhur këtë vit me turistët e huaj që vijnë në Shqipëri. Brenda dy muajsh pati disa raste të bëra publike të kapjes në flagrancë të shtetasve të huaj që vjedhin turistët shqiptarë.

Sot Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka rikonfirmuar masën “arrest në burg” për ukrainasin Koval Oleksandrovych, 43 vjeç, i cili akuzohet se u ka vjedhur pushuesve në Sarandë rreth 8300 euro pak javë më parë. Ai u ndalua nga policia, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.  Strukturat e Policisë së Hetimit të Krimeve në Sarandë nëpërmjet metodave speciale të hetimit, për kapjen dhe ndalimin e autorëve të cilët janë të përfshirë në vepra të ndryshme penale kanë arritur të bëjnë të mundur kapjen në kohë dhe ndalimin, në Aeroportin e Rinasit ku ka qënë duke u larguar nga Shqipëria shtetasin, Koval Olek 43 vjeç, banues në Ukrainë.

Dy ditë më parë policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas rumun i cili ishte shpallur në kërkim pasi kishte vjedhur 2 aparate profesionalë një shtetasi frances. Burime të policisë Durrës bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Ilie Onutu.   33-vjeçari Ilia Onutu, akuzohet se në një hotel të Tiranës, i ka vjedhur një shtetasi francez dy aparate profesionale fotografimi. Onutu ishte nisur për në Itali dhe po merrte tragetin kur është arrestuar nga policia. Vjedhja ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Him Kolli”. Kanë qenë kamerat e sigurisë që kanë identifikuar autorin, ndërkohë që arrestimi  tij është bërë rreth orës 23:00. 

Ndërsa dy shtetasit bullgarë janë arrestuar me akuzën se po tentonin të grabisnin bankomatin. Mihaill Karanxhov, 29 vjeç dhe Aleksandros Doan 46 vjeç u arrestuan më 27 gusht pranë portit të Sarandës teksa po tentonin të vidhnin bankomatin në Sarandë.

Mesa duket kjo është vetëm pikënisja e një serie fenomenesh negative që mund të vijnë në vendin tonë, ku fluksi i hajdutëve të lindjes do të shfrytëzojë turizimin dhe mënyra të tjera për të “bërë para” në Shqipëri.

 

Të fundit