Flash News

E-TJERA

Shqipëria kundër ushtrisë së Kosovës, kryeministri Rama: Rrit temperaturën

Shqipëria kundër ushtrisë së Kosovës, kryeministri

Tirana zyrtare ka mbajtur për herë të parë qëndrimin e saj kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës. Është vetë kryeministri Edi Rama që e konsideron një “rritje temperaturash” vendimin për të shndërruar Forcat e Sigurisë në Kosovë në ushtri.

Gjatë një interviste për ‘DialogPlus’, Rama e ka prekur lehtë këtë çështje, por mjaftueshëm për të dhënë mesazhin në Prishtinë, se Tirana nuk mund të jetë në krah të shqiptarëve atje, kur një vendim kundërshtohet nga SHBA dhe vendet kryesore të BE-së.

“Demarkacioni është bërë një problem i madh midis qeverisë dhe opozitës, ndërkohë që edhe çfarë po zhvillohet me Ushtrinë e Kosovës është një zhvillim që rrit temperature”, është shprehur Rama.

Ky qëndrim i Ramës pritet të sjellë përplasjen e radhës me presidentin kosovar, Hashim Thaçi, i cili është iniciatori dhe mbështetësi kryesor i shndërrimit të FSK-së në ushtri, pa qenë e nevojshme ndryshimi i Kushtetutës.

NATO, SHBA dhe BE janë shprehur kundër këtij vendimi, që në fakt ka mbështetjen e të gjithë palëve politike në Kosovë, përveç Listës Srpska, veto e të cilës po detyron shqiptarët në Kosovë të krijojnë ushtrinë me anë të një ligji të posaçëm.

Të fundit