Flash News

KRYESORE

Shqipëria letrare në Panairin e Leipzig-ut me katër autorë

Shqipëria letrare në Panairin e Leipzig-ut me katër autorë

 

Letërsia shqipe do të jetë edhe sivjet pjesë e Panairit dhe Festivalit  të librit në Leipzig, i cili do të mbahet mes datave 23- 26 mars, me autorë përfaqësues: Ridvan Didra, Elona Çuliq dhe Elvira Dones nga Shqipëria dhe Shpëtim Selmani (Kosovë).

Sipas një njoftimi nga Ministria e Kulturës, autorët e Shqipërisë mbështeten prej saj në bashkëpunim me rrjetin TRADUKI.

Panairi i Leipzigut dhe festivali i tij i leximit “ Leipzigu Lexon”janë ngjarja mëe rëndësishme pranverore e librit europian, duke bërë bashkë në këtë festë të librit lexues, autorë, përkthyes, shtëpi botuese e kritikë letrarë për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të kuptuar tendencat e fundit të librit.

Një ngjarje e tillë u jep mundësi edhe titujve shqip të njihen dhe të marketohen më mirë në arenën e madhe të botimeve europiane, falë kontributit, bashkëpunimit dhe koordinimit të Ministrisë së Kulturës me rrejtin TRADUKI.

“Nuk është lindje, nuk është Perendim -  Alkimia e Ballkanit”është tema e madhe mbi të cilën do të diskutohet në panelet e rrjetit Traduki, me autorë nga Juglindja e Evropës dhe Europa Qendrore, sidhe me lexues të huaj të interesuar.

Ballkani - për qendrën e Evropës, ishte dhe gjithmonë do të jetë i huaj, ekzotik dhe i prapambetur. Raportimet e udhëtarëve të huaj, gazetarëve dhe politikanëve në lidhje me vendet e Europës Juglindore dhe të rejat nga Veri - Perëndimi ishin dhe mbeten me negativitet të theksuar. Përmes shkëmbimit letrar, përkthimeve në kombinime të ndryshme gjuhësore, këto takime dhe panelet e diskutimit kanë për qëllim t’u  mundësojnë evropianëve të njohin njëri-tjetrin më mirë,  fqinjët e afërt dhe te largët,  me dhimbjen e tyre, frikën, kënaqësitë, vlerat dhe historite e tyre.

Ndërsa audienca e Leipzigut, nëpërmjet letrave, do të njihet me faktin se Ballkani është një vend i mirë, me tokë të begatë, që eksploron vlera.

Të fundit