Flash News

KRYESORE

Shqipëria luan për fitore e rekord, Sadiku i vetëm në sulm

Shqipëria luan për fitore e rekord, Sadiku i vetëm në sulm

Shqipëria luan sot në mbërmje në orën 20.45 për rekord ndaj Maqedonisë. Nuk është thjesht një ndeshje, ku kuqezinjtë mund të vulosin vendin e tretë në grup, por gjithashtu një takim për të thyer disa tabu.

 Së pari, në rast triumfi në Maqedoni, për herë të parë kuqezinjtë do të shkonin në shifrën e 5 fitoreve në grup, duke grumbulluar 15 pikë pa u mbyllur ende edicioni (mbeten edhe ndeshjet me Spanjën dhe Italinë).

Së dyti, triumfi i sotëm do të shënonte një rekord për historinë e trajnerëve kuqezi, pasi askush, sapo ka marrë drejtimin e Kombëtares, nuk ka arritur dy fitore radhazi në një grup eliminator.

Së treti, do të quhej rekord edhe për faktin se asnjëherë Shqipëria në përballjet me Maqedoninë nuk ka arritur të fitojë në transfertë.

Një 90- minutësh që merr shumë rëndësi, jo vetëm për faktin se luajmë ndaj një fqinji që kemi bilanc negativ, por edhe për të blinduar vendin e tretë, në një grup “ferri” me dy Kombëtare që janë shpallur kampione bote si Spanja dhe Italia.

Armando Sadiku rikthehet në momentin e duhur për të tentuar golin e 10-të me fanellën kuqezi. Sulmuesi do ta nisë sot nga minuta e parë, ndërsa dilemat e vetme të trajnerit kuqezi janë në mesfushë.

Në qendër të këtij reparti ka një balotazh mes Bashës dhe Kukelit, por me këtë të fundit favorit për ta nisur nga minuta e parë. Nga ana tjetër, në krahun e majtë pritet që Panuçi të zgjedhë një mes Grezdës dhe Llullakut. Gjasat janë që titullar të jetë ky i fundit.

***

“Stadiumi i Strumicës do të jetë plot, pasi janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen kundër Shqipërisë”. Ky është lajmërimi që Federata Maqedonase ka bërë sot, duke njoftuar se kishin avulluar biletat e kësaj sfide, e cila pavarësisht kërkesave të mëdha, kishte përfunduar në një mini-stadium.

Pas lajmërimit të Federatë, të shumat kanë qenë reagimet në rrjetet sociale, mes tyre edhe një grupim i tifozerisë së klubit të Vardarit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ata e kanë sulmuat ashpër federatën, duke e akuzuar se ka larguar njerëzit nga stadiumet dhe se përdor përfaqësuesen me disa menaxherë  vetëm për të shitur futbollistë.

 “Është tragjike që mundoheni të na bëni për të marrë duke deklaruar se nxorët biletat në shitje. Vendi ku u shitën ishin dy kafene, një e Pandevit dhe një në qendër fitnesi”, shkruhej në postimin e tifozëve të Vardarit, të cilët nuk e kanë pritur mirë idenë që ndeshja do të luhej jashtë Shkupit.

 

Të fundit