Flash News

KRYESORE

Shqipëria mbyll Konsullatën në Gjilan, nuk paguan dot qiranë

Shqipëria mbyll Konsullatën në Gjilan, nuk paguan dot qiranë

Konsullata e Shqipërisë në Gjilan të Kosovës është mbyllur për të shkak të qirasë së shtrenjtë. Mediat kosovare raportojnë se vendimi është marrë nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, më pak se një vit nga hapja e saj.

Zyrtarë të komunës së Gjilanit kanë deklaruar se shpresojnë që konsullta të rihapet sapo të gjendet një vend tjetër, ku qiraja të jetë e përballueshme për autoritetet shqiptare.

Një vit më parë, ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, tha se “e kemi zgjedhur qytetin e Gjilanit, pasi që është një pikë shumë e rëndësishme. Me hapjen e konsullatës në Gjilan synojnë që të jenë gjeografikisht në qytete të ndryshme për të ofruar veprimtari e aktivitete të shumta”.

Të fundit