Flash News

KRYESORE

Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE-së

Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE-së

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj informoi se sot në Këshillin e Përhershëm, Sllovakia i dorëzoi zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së Shqipërisë.

Sipas tij, ky moment shënon suksesin më të madh në historinë e diplomacisë shumëpalëshe të Shqipërisë, pas anëtarësimit në NATO.

Për një vit, Shqipëria do të jetë kryesuese e organizatës më të madhe të sigurisë në botë, duke mbuluar gjithë hapësirën nga Vankuveri në Vladivostok.

“Shqipëria gëzon kapacitetet e plota për të adresuar prioritetet e Kryesisë së saj në mënyrë efektive dhe për të kryer detyrimet ndaj vendeve pjesëmarrëse në mënyrë të përgjegjshme.”- shkroi Cakaj nw Facebook.

Të fundit