Flash News

KRYESORE

Shqipëria miqësore me Norvegjinë në 26 mars në ‘Elbasan Arena’

Federata Shqiptare e Futbollit dhe homologia e saj norvegjeze kanë arritur akordin mes tyre për të luajtur një ndeshje miqësore mes dy kombëtareve. Ndeshja do të luhet në 26 mars në "Elbasan Arena".

Ky takim miqësor do të shërbejë si një tjetër test për ekipin e drejtuar nga trajneri i ekipit tonë kombëtar, Christian Panucci.

Me kombëtaren e Norvegjisë, Shqipëria është ndeshur 4 herë, ku ka fituar një herë (me gol të Salihit), ka barazuar 2 herë dhe është mundur një herë.

Miqësorja e fundit e skuadrës shqiptare ishte ajo e fituar në Antalia me 13 nëntor 2017, ndaj përfaqësueses së Turqisë.

Të fundit