“Shqipëria në fillimet e një bumi turistik por shpejt mund të kthehet në fiasko”

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, gazetari Klodian Tomorri është shprehur se Shqipëria është potencialisht në fillimet e një bumi turistik. Megjithatë ai shton se ky moment i artë mund të ktheheht shumë shpejt në fiasko, vetëm për fajin tonë.

Statusi i plotë:

Shqiperia eshte potencialisht ne fillimet e nje bumi turistik. Vecanerisht vitet e fundit vendi yne eshte marketuar jashtezakonisht ne mediat me prestigjoze nderkombetare dhe efektet pozitive duken, qofte ne rritjen e numrit te turisteve qofte tek te ardhurat qe ekonomia perfiton nga turizmit.

Por ky moment i arte mund te ktheheht shume shpejt ne fiasko, vetem per fajin tone. Ne jug te vendit, ku jane dhe zonat kryesore turistike ankesat per sherbimin dhe cmimet po rriten me shpejtesi.

Shqiptaret e Kosoves denoncojne raste te diskriminimit te cmimeve. Perderisa ja u bejne kosovareve gjasat jane qe ne te njejten menyre trajtojne edhe turistet e huaj.

Pushuesit vendas tregojne histori me cilesi sherbimi horror. Dhe kjo puna e cilesise se sherbimit vlen gjithandej neper Shqiperi, jo vetem ne zonat turistike. Mjafton te shkosh te furra e lagjes per te blere buke dhe duhet te presesh shitesen ose shitesin te mbaroje telefonaten pa te te sherbeje. Ndonjehere deri ne 10 minuta.

Ne jemi popull fukara dhe zakonisht fukarenjte nuk kane respekt per lekun. Nese ketyre u shton dhe infrastrukturen qesharake rreziku qe gjithe potenciali turistik te shnderrohet ne nje fiasko eshte i larte.

Pronaret e restoranteve, hoteleve dhe sherbimeve te tjera turistike duhet ta kene te qarte se sa here qe abuzojne me sherbimin apo cmimet jane duke shkallmuar te ardhmen e biznesit te tyre.

Jetojme ne nje kohe kur njerezit levizin lirisht. Per fatin tone te keq Shqiperia gjendet ne mes te nje tregu shume konkurrues turistik. Ne kufi eshte Greqia, Maqedonia, Mali i Zi. Pak me tutje eshte Kroacia. Me keto duhet te merret Shoqata e Turizmit, jo te cirret per ulje taksash.