Flash News

KRYESORE

Shqipëria në hall me linjat ajrore, Shkupi lidhje direkte me Katarin

Shqipëria në hall me linjat ajrore, Shkupi lidhje direkte me Katarin

Në një kohë kur shqiptarët vuajnë mungesën e linjave ajrore në aeroportin ‘Nënë Tereza’, i vetmi në vend, fqinjët tanë lindor vazhdojnë zgjerimin e linjave me kryeqytete nga mbarë bota.

Gjigandi i trafikut ajror, ‘Qatar Airways’ në një konferencë për media ka prezantuar vendosjen e linjës së re ajrore Doha-Shkup dhe anasjelltas, e cila nga e hëna ka filluar të qarkullojë katër herë në javë, të hënën, të mërkurën, të premten dhe të dielën.

Shefi i Zyrës Komerciale të Qatar Airways, Ehab Amin, tha se linja e re ajrore do të lehtësojë vizitat familjare të shtetasve të Maqedonisë në Katar, por njëkohësisht do të lehtësojë edhe udhëtimin e shtetasve të Maqedonisë në Australi, Singapor, Malajzi, Indi, Hong Kong dhe vende të tjera duke kaluar tranzit përmes Katarit.

Ehab Amin, njoftoi se pas promovimit të Shkupit, linja e re ajrore e kompanisë së tyre është Sarajeva e Bosnje-Hercegovinës.

Shqiptarët prej vitesh zgjedhin në masë aeroportin e Shkupit ose të Prishtinës, për të udhëtuar kryesisht drejt Perëndimit, por edhe vendeve të Lindjes së Largët, kjo për shkak të çmimeve më të ulta dhe mundësisë së përzgjedhjes së linjave.

Të fundit