Flash News

KRYESORE

Shqipëria, një 'pavion kancerozësh': 4000 të vdekur në vit

Shqipëria, një 'pavion kancerozësh': 4000 të

Shkak cilësia e ushqimit, duhanpirja dhe ajri i ndotur

Rastet e të sëmurëve me kancer janë rritur frikshëm në Shqipëri vitet e fundit. Sipas mjekëve, pritet që së shpejti numri i vdekjeve nga kanceri të jetë më i madh se ai i sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat aktualisht zënë vendin e parë. Të dhënat e raportuara nga drejtoria e QSUT-së pasqyrojnë shifra gjithnjë e në rritje të kësaj sëmundje gjatë pesëvjeçarit të fundit. Konkretisht, Instituti i Shëndetit Publik raporton për 4000 të vdekur në vit nga sëmundjet tumorale, ku vëndin e parë e zë kanceri i gjirit (te gratë). Shkaqet kryesore për përhapjen e kësaj sëmundje janë ushqimi, duhanpirja dhe ajri i ndotur. Ndërsa, në lidhje me shqetësimin e ngritur së fundmi në rrjetet sociale, se shkaqet lidhen me rrezet elektromagnetike, gjatë një interviste për televizionin Ora Neës, shefi i epidemiologjisë në ISHP, Alban Ylli, thotë se kjo nuk është e provuar shkencërisht edhe në SHBA.

Të fundit