“Shqipëria, një vend i lënë përgjysmë”. Vdes Roger Scruton, filozofi konservator, autor i ‘Si të jesh i djathtë’

Sir Roger Scruton, autori i më shumë se 50 librave mbi moralin, politikën, arkitekturën dhe estetikën ndërroi jetë të dielën e 12 janarit, raporton Politiko.al duke iu referuar të përditshmeve angleze.

Scruton dha mësim në Kolegjin Birkbeck, Universiteti i Londrës nga 1971-1992. Ai është i përkthyer edhe në shqip me botimet e UETPress “Si të jesh i djathtë” (How to be a concervative) dhe “Filozofia moderne”.

Scruton ka vizituar Shqipërinë ku është nderuar me titullin Honoris Causa nga UET dhe është takuar me kryeministrin Rama, kryetarin e PD, Basha dhe ish-kryeministrin Berisha.

Scruton ka shërbyer edhe si këshilltar i qeverive të djathta britanike.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri ku vizitoi disa vende, gjatë një vizite në kalanë e Petrelës ai i tha një prej shoqëruesve shqiptarë: Shqipëria më duket si një vend i mbetur në gjysmë.

Scruton u lind më 27 shkurt 1944. Mbretëresha e Anglisë e shpalli ‘kalorës’ duke i dhënë titullin ‘Sir’ në vitin 2016.