Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
“Shqipëria nuk është shtet modern dhe funksional, prandaj nuk jemi në BE”
Në një intervistë për televizionin ‘Al Jazeera’, kryeministri Edi Rama ka pranuar se Shqipëria nuk është një shtet modern dhe funksional. Rama thekson se vendit i duhet ende kohë për të arritur standardet e një shteti europian, por thotë se gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria ka bërë mjaft progres.
“Mendoj se Shqipëria ka një problem me krimin e organizuar dhe korrupsionin, si çdo vend që nuk është ende një shtet modern dhe funksional. Prandaj jemi në këtë proces, prandaj nuk jemi anëtarë të BE-së, prandaj nuk po pretendoj se është një padrejtësi që nuk jemi anëtarë sot. Ne duhet të përgatitemi, të modernizohemi, të luftojmë krimin dhe korrupsionin me vullnet të fortë, por gjithçka ka të bëjë me institucione shumë të forta dhe mekanizma shumë të fuqishëm dhe funksional në çdo drejtim.Kur e kthej kokën 5 vjet e gjysmë pas dhe shoh nga kemi ardhur, kemi bërë gjëra domethënëse. Por kur shoh përpara, ku duam të shkojmë dhe ku dua ta çoj vendin, ka shumë për të bërë”, deklaron Rama.
Në fund, ai shton se nëse bisedimet e pranimit janë të suksesshme, si Shqipëria ashtu edhe BE-ja do të përfitojnë.