Flash News

KRYESORE

Shqipëria përfiton miliona euro nga emigrantët e saj

Është e ditur që emigrantët të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, të ndihmojnë me aq sa munden familjen dhe të afërmit e tyre. Dhe sipas një studimi të publikuar nga Monitor, gjashtë muajt e parë të vitit këto të ardhura kanë shënuar një rritje të lehtë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, prurjet e emigrantëve ishin rreth 298 milionë euro, me një rritje gati 3% në krahasim me gjashtë mujorin e parë 2016-ës. Shqiptarët vijojnë të renditen të parët në kërkesat për azil, në vende si Gjermania dhe Franca.

Ndonëse një pjesë e tyre kthehen, duket se qëllimi kryesor i të rinjve që jetojnë dhe punojnë jashtë, është të ndihmojnë financiarisht familjen e tyre. Të dhënat e fundit të publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, rreth 1.120.000 shqiptarë, të lindur në Shqipëri jetojnë në vende të tjera, ku numri më i madh regjistrohet në Itali, Greqi dhe Shtetet e Bashkuara.

Të fundit