Flash News

KRYESORE

Shqipëria, plumba për NATO-n. Do prodhohen në Mjekës

Shqipëria, plumba për NATO-n. Do prodhohen në Mjekës

Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria kanë menduar që uzinat e armatimi dhe municionit të rivihen në punë nëpërmjet partneritetit me privatët, si dhe me firmat e prodhimit të armëve dhe municioneve të vendeve të zhvilluara anëtare të NATO-s.

I tillë është edhe projekti që pritet të zbatohet në uzinën e Mjekësit në Elbasan, për të cilën ka shfaqur interes një firmë e njohur italiane e prodhimit të municioneve, raporton Top Channel.

“Ky është një investim që shkon në rreth 25 milionë dollarë dhe do punësojë rreth 150 persona në një fazë të parë. Kjo është një firmë lider në Europë për armët dhe municionet dhe do ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të rivitalizuar uzinën e armëve të Mjekësit”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Të fundit