Flash News

KRYESORE

‘Shqipëria po përjeton pikun e pandemisë’, paralajmërimi i mjekes për rrezikun e mëtejshëm nga hapja e transportit publik

‘Shqipëria po përjeton pikun e pandemisë’,

Mjekja Aurora Meta Dollenberg, njëkohësisht zv.kryetare e federatës së mjekëve shqiptarë në Europë foli për situatën e pandemisë në Shqipëri.

Në një intervistë për Abc Neës ajo tha se Shqipëria është duke e përjetuar pikun e pandemisë tani, dhe jo në mars e prill, siç e përjetuan vendet evropiane.

“Ne po e përjetojmë pikun tani dhe jo atëherë kur u  ndërmorën masat. Personalisht kam përgëzuar masat që u ndërmorën. Kemi dalë nga masat shtrënguese me të njëjtin intensitet siç hymë në izolim, me mendimin që ja dolëm dhe u harrua disi. Popullata duhet të bëjë diçka, qeveria duhet të bëjë diçka për të ndërgjegjësuar të gjithë strukturat për epideminë”, u shpreh ajo.

Mjekja paralajmëroi se transporti publik është një rrezik për përhapjen e pandemisë, për shkak të afërsisë që kanë pasagjerët me njëri-tjetrin dhe parashikoi se në këtë rast

“Transporti Publik është një rrezik shumë serioz. Shifrat që përmendim sot mund të bëhen akoma më të rënda nëse në autobusat e Tiranës ku njerëzit qëndrojnë vetëm 50 cm larg njëri tjetrit dhe jo një metër e gjysmë siç po zbatohet në të gjithë vendet e Europës. Është vënë re një valë e re e transportimit natyror  me anë të biçikletave sepse dihet që rreziku i pandemisë do të na shoqërojë përgjatë gjithë 2020”, u shpreh ajo.

Të fundit