Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Imzot Gjergj Meta*
Për ne shqiptarët, anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk është thjesht një çështje teknike ose burokratike. Është më shumë se kaq. Është një aspiratë, një dëshirë për diçka që na është mohuar për shekuj me radhë - dëshira për të rizbuluar një ndjenjë përkatësie në një realitet që nuk është vetëm ekonomik, politik apo ligjor, por është më domethënës për ne, se sa secila prej këtyre. Ky realitet është një domosdoshmëri pothuajse shpirtërore, në kuptimin më të gjerë të fjalës.
Fundi i ëndrrës europiane
Sigurisht që Europa ka ndryshuar ndjeshëm nga skenari fillestar, kur etërit themelues filluan ta ëndërrojnë kontinentin si një vend pajtimi. Fundi i Luftës së Ftohtë dhe ndryshimet kulturore dhe ekonomike gjatë tridhjetë viteve të fundit, kanë modifikuar qëndrimet e disa vendeve drejt ëndrrës së një Europe të bashkuar.
Ringjallja e nacionalizmit dhe populizmit në Europë dhe në veçanti “Brexit”, kanë dobësuar projektin e një Europe të bashkuar. Ky dobësim vihet re në disa fenomene: kriza ekonomike, fuqia në rritje e ekstremizmit islamik dhe valët e migrimit nga vendet e botës së tretë drejt Europës. Pas 11 shtatorit dhe sulmeve terroriste të kryera në disa kryeqytete në Europë, elementë të caktuar në shoqëritë europiane sugjeruan që kufijtë të mbylleshin dhe të imponoheshin kufizime lidhur me zgjerimin e Bashkimit Europian, për të mos përfshirë anëtarë të rinj. Në këtë mënyrë, është vënë seriozisht në pikëpyetje ëndërra europiane e Schuman-it, Adenauer-it dhe De Gasperi-t.
Është në sfond të kësaj klime dyshim që populli dhe qeveria shqiptare po lëvizin drejt integrimit të plotë në familjen e popujve europianë.
Përparësitë e të qenit pjesë e Bashkimit Europian
Duke reflektuar mbi situatën në vendin tim, do të thosha se Shqipëria e sheh veten si një pjesë natyrore të Europës, historisë dhe traditave të saj. Përveç kësaj, anëtarësimi në BE do të lehtësonte shkëmbimet ekonomike dhe kulturore, duke na dhuruar kështu edhe përmbushjen konkrete të dëshirës dhe aspiratës për përkatësi.
Pothuajse një milion shqiptarë jetojnë jashtë kufijve të shtetit shqiptar dhe, nëse shikoni nga afër, shumë prej tyre jetojnë në vendet perëndimore, kryesisht europiane. Kjo shpjegohet me faktin se, në një realitet si Europa, mund të gjejmë mundësitë, hapësirën dhe lirinë që kemi nevojë për një jetë më të mirë. Unë do të shtoja se në Europën e krishterë (të paktën në zemër) ka shumë jo të krishterë, me origjinë nga Shqipëria me shumicë muslimane, të cilët shohin se është e mundur të jetosh në liri dhe të ushtrosh lirisht besimin, pa paragjykime kundër një feje që nuk është Krishtërimi.
Një garanci për të ardhmen
Perspektiva e anëtarësimit në BE tashmë ka hapur rrugën për përmirësime në sistemet tona gjyqësore, ligjore dhe shoqërore, si dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Situata do të përmirësohej më tej nëse Shqipëria do të bëhej antare e plotë. Bashkimi Europian do të kontribuonte që politikanët shqiptarë të tregohen të kujdesshëm kundër tendencave autoritare, dhe do ta konfirmonte Shqipërinë si pjesë e traditës së gjatë të qytetërimit europian, një qytetërim solidarizimi që është i ndjeshëm ndaj nevojave më të thella njerëzore.
Anëtarësimi i Bashkimit Europian do të garantonte paprekshmërinë e disa të drejtave të patjetërsueshme, siç janë të drejtat e pronësisë (në Shqipëri, çështja e pronave të konfiskuara nga komunizmi ende nuk është zgjidhur), e drejta për arsim, madje edhe për ata që jetojnë në fshatrat më të largëta, një sistem taksash që do t'i mundësonte shtetit që t'i kushtojë më shumë vëmendje të mirës së përbashkët (luftës kundër mashtrimit), barazisë dhe diversitetit legjitim për të gjithë, pa marrë parasysh kulturën, traditën dhe origjinën.
Përparësitë, sigurisht që do të ishin të shumta, edhe pse vetë Europa nuk është e përsosur në disa nga këto fusha. Por ka një aspekt tjetër që duhet marrë parasysh.
Një digë kundër kthimit të nacionalizmit
Në Ballkan, edhe pse situata është përmirësuar gjatë viteve të fundit, ende ekzistojnë vështirësi që vijnë nga të gjitha llojet e pretendimeve nacionaliste dhe etnike. Sipas mendimit tim, integrimi europian i shteteve të Ballkanit është mënyra e duhur për t'i dhënë fund këtyre pretendimeve nacionaliste.
Në vend të të ëndërruarit për kombe të mëdha që janë etnikisht dhe nga ana e besimit fetar "të pastër" brenda Ballkanit, projekti europian mund të sigurojë integrimin e popujve që i përkasin feve dhe grupeve etnike të ndryshme. Kjo është arsyeja pse përpjekjet e institucioneve europiane dhe shteteve kandidate duhet të intensifikohen në të ardhmen, me qëllim që të sigurojnë që Europa të udhëheqë rrugën në bashkëjetesën paqësore dhe të integruar të popujve të ndryshëm të botës. Kjo mund arrihet si rezultat i përvojës dhe traditave të gjata të Europës si një shtëpi e përbashkët për popujt e ndryshëm.
Vetë Shqipëria është një shembull i mrekullueshëm i bashkëjetesës paqësore ndërmjet njerëzve dhe grupeve me prejardhje të ndryshme fetare, të cilët mund të japin një kontribut të rëndësishëm në shoqërinë europiane.
*Shkrimi është publikuar fillimisht në europeinfos.eu botim i Komisionit të Konferencës së Ipeshkvijve Europianë. Përktheu nga anglishtja për Politiko: Loneta Progni.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38