Flash News

KRYESORE

Shqipëria renditet e treta në Europë për numrin e faqeve të internetit me përmbajtje pedofilie

Shqipëria renditet e treta në Europë për numrin e faqeve

Observatori Botëror kundër Pedofilisë i Fondacionit Meter në Itali ka bërë publik një raport që tregon se Shqipëria renditet në vendin e 3 në Europë dhe në vendin e 8 në botë për numrin e ‘internet domain-eve’ të paligjshme me përmbajtje pedofile e pedopornografike.

Të dhënat e raportit për vitin 2018 janë mbledhur nga denoncimet e ardhura në Policinë Postale Italiane dhe nga policitë e vendeve të tjera, përpos ‘internet domain-eve’ e serverëve të analizuar në nivel botëror.

Pedofilët  e pedopornografët shfaqen gjithnjë e më të organizuar e të strukturuar në nivelin e tyre kriminal në web. Prodhojnë, arkivojnë, shpërndajnë e shkëmbejnë mes tyre foto dhe video të fëmijëve gjithnjë e më të vegjël në moshë që nga të sapolindurit e deri tek ata në moshë para adoleshente.

 

Të fundit