Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, theksoi se “Shqipëria do të vijojë të japë kontributin e saj në fushën e arsimit, shkencës, komunikimit, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, shpirtërore dhe natyrore”.
“Në këtë mënyrë, ne vijojmë si anëtar të Këshillit Ekzekutiv për periudhën 2017-2021”, u shpreh Bushati.
Butrinti, Gjirokastra dhe Berati janë ndër pasuritë kulturore mijëravjeçare të Shqipërisë që mbajnë “pasaportën” e UNESCO-s, Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara, ku vendi ynë aderon që prej vitit 1958.
Në listën e kryeveprave të kulturës orale e jomateriale të botës, midis 43 shprehive më spikatëse kulturore të popujve të gjithë botës, UNESCO ka regjistruar edhe iso-polifoninë shqiptare të jugut.
Ndërsa “Kodikët e Beratit” figurojnë në regjistrin “Memoire du Monde” (Kujtesa e botës).
Në tetor 2014, UNESCO u dha një status të veçantë mbrojtjeje hapësirave përreth liqeneve të Ohrit dhe Prespës. Në këtë mënyrë për këtë zonë do të ketë më shumë mbrojtje nga dëmtimet falë statusit “rezerva ndërkufitare” që mori nga UNESCO.
Por janë edhe disa site të tjera arkeologjike të cilat qëndrojnë ende në listën e pritjes së UNESCO-s, siç janë Varret e Selcës së Poshtme (1996), Amfiteatri i Durrësit (1996) dhe qyteti antik i Apollonisë (2014).