Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Shqipëria sërish përballë zgjedhjes; SHBA apo Turqi? Erdogan: Do ta mbysim ushtrinë e terrorit
Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA në luftën kundër ISIS ka vendosur të formojë në Siri një ushtri me 30 mijë pjesëtarë në kufirin me Turqinë, çka mund të krijojë një tjetër tension të lartë në marrdhëniet midis Uashingtonit dhe Ankarasë.
Në qendër të ushtrisë do të jenë luftëtarët krudë të ‘YPG’, që Turqia i konsideron grup terrorist dhe prej muajsh bombardon bazat e tyre në Siri.
"SHBA-të pranuan formimin e ushtrisë së terrorit përgjatë kufijve të shtetit tonë. Ajo që kemi detyrë ta bëjmë është ta mbysim këtë ushtri terrori ende pa lindur", ishin këto fjalët presidentit Erdogan pas vendimit të Pentagonit.
Kjo situatë mund ta vendosë vendin tonë sërish përballë zgjedhjes midis SHBA-së apo Turqisë.
Shqipëria dhe Kosova janë anëtare të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Uashingtoni që do të trajnojë dhe do pajisë me armë luftëtarët kurd. Ashtu si ka ndodhur në të shkuarën, nuk përjashtohet mundësia që SHBA të kërkojë përfshirjen e Tiranës për furnizimin me armë të kurdëve.
Në 2014-n, qeveria shqiptare dërgoi arsenal armësh për kurdët e Irakut, së bashku me Kroacinë, Italinë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkën dhe Kanadanë.
Ndërkohë, Turqia i frikësohet kësaj lëvizje pasi mund të sjellë shpërbërjen e Sirisë dhe krijimin e një shteti kurd në kufinjtë e saj.
Edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, kritikoi planin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të formuar një ushtri të udhëhequr nga ‘YPG’ në Siri, duke paralajmëruar se kjo mund të rrezikojë integritetin territorial të vendit.
Megjithatë, duhet thënë se pjesë e koalicionit të SHBA janë 70 shtete, përfshirë edhe Turqinë, dhe për momentin nuk bëhet fjalë për një operacion të përbashkët të këtij koalicionit, pasi kjo do ishte e pamundur për shkak të kundërshtimit nga shumë vende pjesëmarrëse. Gjithsesi, kërkesa të ndryshme mund t’u drejtohen shteteve të koalicionit në mënyrë individuale ashtu siç ka qenë edhe përfshirja e tyre në konfliktin e Sirisë.