Flash News

KRYESORE

Shqipëria shpreson të marrë ftesën nga presidenca bullgare e BE-së

Shqipëria shpreson të marrë ftesën nga presidenca bullgare e

Pak ditë më parë kryeministri Rama tha se Shqipëria mund ta marrë ftesën e saj për në BE vitin që vjen, duke nënkuptuar se kjo ftesë mund të vijë gjatë presidencës së Bullgarisë.  Ndoshta edhe lëvizjet e fundit në parlament, lidhur me aprovimin e ligjit për pakicat e minoritetet, duke bërë për herë të parë pjesë të minoriteteve edhe “bullgarët” e Shqipërisë.

“Nuk e ndryshojmë dot axhendën e Europës në 6 muaj, por duhet të jemi në gjendje t’i paraqesim secilit vend aspirant një plan të qartë veprimi të mbështetur në arritjet e gjithësecilit dhe progresin në zgjidhjen e problemeve. Në të kundërt, ndasitë në rajon rrezikojnë të thellohen akoma më tepër”, thonë zyrtarët atje.

Bullgaria, vendi më i varfër i Bashkimit Europian, kërkon një rrugë më të pastër anëtarësimi të Ballkanit perëndimor me shpresën se kjo do të parandalojë kthimin e paqëndrueshmërisë që goditi rëndë rajonin më të trazuar të kontinentit të vjeter dy dekada më parë.

Sofja, që në janar merr presidencën e radhës të BE-së, kërkon që blloku më i madh tregtar i globit t’i ofrojë në mënyrë të veçantë Kosovës e Serbisë udhëzime të qarta se çfarë duhet të bëjnë për t’iu bashkuar radhëve të tij.  Pas viteve të vështira që pasuan katastrofën e borxhit grek mbërritjen e qindra mijëra refugjatëve dhe Brexit, planet bullgare parashikojnë një kthesë të fortë të diskutimeve nga menaxhimi i krizave deri tek zgjerimi i Bashkimit Europian. BE-ja nuk është në kushtet që të mendojë shtrirjen në këto moment dhe as publiku europian nuk dëshiron ta dëgjojë një gjë të tillë - tha për Bloomberg Vessela Cherneva, e Këshillit Europian për çështjet e jashtme. Aq më tepër zhvillimet e brendshme në Shqipëri, ka shumë gjasa që marrja e ftesës të mos bëhet në vitin 2018, pa parë hapa konkrete. Bullgarisë, sipas saj, do t’i duhet të punojë fort për të bindur vendet skeptike të cilat përfshijnë Holandën, Danimarkën, Gjermaninë dhe Francën që të ulen e të dëgjojnë problemet e Ballkanit perëndimor.

Të fundit