Flash News

KRYESORE

Shqipëria siguron mbështetjen e Luksemburgut për hapjen e negociatave

Shqipëria siguron mbështetjen e Luksemburgut për hapjen e

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në procesin e avancimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke theksuar se “ndoshta viti 2018-të mund të jetë një vit i mirë” për vendin tonë.

Asselborn shprehu mbështetjen e Luksemburgut për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe theksoi se do të punonte për promovimin e kësaj ideje në vendin e tij. Megjithatë, ai shtoi se ky proces nuk varet vetëm nga Brukseli, por edhe nga zhvillmet në Tiranë.

Ndonëse është një prej vendeve më të vogla në BE, Luksemburgu ka një peshë domethënëse brenda strukturave në Bruksel, për shkak se është shtet themelues i unionit.

Të fundit