Flash News

KRYESORE

"Shqipëria me sistem shëndetësor primitiv", HCP na rendit në fund të Europës

"Shqipëria me sistem shëndetësor primitiv", HCP na

Shqipëria  renditet ndër vendet me sistem shëndetësor më primitiv në Europë. Kështu e vlerëson një raport i fundit i Health Care Powerhorse.

“Një sistem shëndetësor primitiv”, e cilëson organizata e mirënjohur sistemin shëndetësor shqiptar, në raportin me temë: “Indeksi Konsumator i Shëndetit 2017”.

Në raport theksohet pamjaftueshmëria e burimeve të kujdesit shëndetësor në Shqipëri, dhe fakti që qytetarët paguajnë kosto të larta për kurim në spitale. Këto kosto marrin jo pak, por mbi 50 për qind të të gjitha shpenzimeve për kujdesin mjekësor.

Si rrjedhojë e kostove të larta të pranimin në spitale, shumë shqiptarë e kanë të pamundur të marrin shërbim, sikundër italianët ose holandezët,” thuhet në raport. “Ministria shqiptare e Shëndetësisë pretendon se shqiptarët janë neglizhentë dhe shkojnë tek mjeku vetëm kur detyrohen. Por kjo deklaratë duket se e thjeshtëzon më shumë seç duhet problemin e sistemit shëndetësor në Shqipëri”, vlerësohet në raport.

 

Të fundit