Flash News

KRYESORE

Shqipëria testohet vitin tjetër, kush e kërkoi shtyrjen e votimit për negociatat në BE

Paraditen e së martës, kancelarja gjermane, Angela Merkel në punimet parlamentare në Bundestag ka kërkuar të mos ketë diskutim për Maqedoninë dhe Shqipërinë, në kushtet kur kundërshtia e Francës dhe e Holandës e bën e bën të pamundur vendimmarrjen më datë 29.

Dje, ishte parashikuar votimi i Bundestagut për hapjen e negociatave të dy vendeve ballkanike.

Sipas gazetës Panorama, burime pranë parlamentit bëjnë me dije se Merkel është shprehur se mbledhja e datës 29 e ka të pamundur një vendimmarrje pozitive.

Në konflikt të hapur me Macron për zgjerimin, Merkel kishte menduar që diskutimi të shmangej nga axhenda e mbledhjes së Këshillit, për aq kohë sa nuk ka konsensus nga të gjitha vendet anëtare të BE.

Ky veprim taktik do të shpëtonte Shqipërinë dhe Maqedoninë nga një votë kundër në Këshillin europian dhe që donte të shtynte pa afat riformulimin e një rekomandimi të ri të KE për hapjen e negociatave.

Këshilli i ministrave të BE vendosi dje pas një mbledhje maratonë shtyrjen e negociatave për Shqipërinë në qershor 2019 dhe plotësimin e disa kushteve si progresi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe të reformës në drejtësi, veçanërisht procesin e vettingut.

Të fundit