Flash News

KRYESORE

Shqipëria thellon bashkëpunimin me Ukrainën, diskutime për Zonën e Lirë Ekonomike dhe Departamentin e Shqipes

Vizita në Ukrainë e ministrit të Diasporës, Pandeli Majko, ka hapur disa rrugë të tjera bashkëpunimi me shtetin e rëndësishëm të Europës Lindore.

Gjatë diskutimit midis zv/kryeministres Ivanna Klympush-Tsintsadze dhe ministrit Majko është folur për mundësinë e arritjes së një marrëveshje midis Shqipërisë dhe Ukrainës për krijimin e një zone të lirë ekonomike. Kjo kërkesë ka ardhur nga Kievi, ndërkohë që me draftin është njohur edhe pala shqiptare gjatë vitit të kaluar.

Ukraina është duke diskutuar për një Zonë të Lirë me Turqinë dhe Izraelin, ndërsa ka arritur marrëveshje të tilla me disa shtete, përfshirë fqinjët tanë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Bashkëbiseduesit kanë rënë dakord për hapjen e Departamentit të Gjuhës Shqipe në Universitetin e Karkivit, ndërkohë që ndihma do vij fillimisht nga Tirana.

Klympush-Tsintsadze deklaroi se Konsullata e Nderit të Ukrainës në Tiranë do të rifillojë punën së shpejti, ndërsa më 22 dhe 23 shkurt, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kiev.

Të fundit