Flash News

KRYESORE

Shqipëria, vendi i dytë në rajon për tatimin më të lartë

Shqipëria është një ndër vendet me barrën më të lartë fiskale për të adhurat personale në rajon. E thënë ndryshe, që takson më shumë qytetarët e saj për të ardhurat që ata arrijnë të sigurojnë. Sipas të dhënave të qendrës Al-Tax, barra mesatare sipas normës tatimore në burim, në vendin tonë është 22.4%. Më lart se ne është vetëm Serbia, me 23.7% dhe disa vende që janë pjesë e Bashkimit Europian, si Bullgaria, Rumania dhe Greqia. Të gjitha vendet e tjera të rajonit e kanë nivelin e tatimit të të ardhurave personale më të ulët.

Taksimi i lartë i të ardhurave personale dhe veçanërisht atyre dytësore, që tek ne është 15% do të thotë se më pak para mbeten në buxhetet e qytetarëve dhe më shumë në arkën e qeverisë. Një politikë që mund të dekurajojë njerëzit që të angazhohen në punë të dyta ose të vënë në shfrytëzim pasuritë e tyre.

Në një reaksion zinxhir efektesh kjo do të përkthehej në më pak konsum e më pak mirëqënie. Prandaj ekonomistët thonë: “Paraja në xhepin e individit është paraja e shpenzuar më mire.”

Të fundit