Flash News

KRYESORE

Shqiponja e pavarësisë/ Historia e monumentit të kthyer në simbolin e kryeqytetit

Është hequr ditën e sotme simboli i shqiponjës i vendosur në vendin e “Rrethrrotullimi i Doganës” në hyrje të Tiranës, veprim i cili ka shkaktuar mjaft reagime mes mazhorancës dhe opozitës.

Shqiponja ishte vepër e derdhur në çelik të rëndë, me lartësi 10 metra (shqiponja, 6 metra e lartë dhe me bazament katër metra), u vendos me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në një ceremoni të organizuar asokohe nga kryeministri Berisha e kreu i Bashkisë Lulzim Basha si dhe kontribut të dhënë edhe nga Lazim Destani, në nëntor 2012.

Ndonëse asnjehere nuk është bërë publikoje kostoja, mendohet të ketë kushtuar rreth 250 mijë euro ndërsa ishte shndërruar në një atraksion turistik për shqiptarët dhe të huajt.

Tani, objekti do t’i dorëzohet Bashkisë së Tiranës, e cila duhet t’i gjejë një vend tjetër brenda kryeqytetit.

Shqiponja është hequr pasi në vend të rrethrrotullimit do të ndërtohet mbikalim për lehtësimin e lëvizjes së mjeteve në këtë nyje shumë të rëndësishme të kryeqytetit.

Të fundit