Flash News

E-TJERA

“Shqiponja” e Shakos me Buffon tërbon serbët

Dritan Shakohoxha postoi në “Instagram” një foto ku shihet duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare me portierin e Italisë, Xhanluixhi Bufon, pas ndeshjes së Kombëtares në Palermo.

Mirëpo kjo ka ngjallur reagimin e serbëve, të cilët ndjehen të provokuar. E përditshmja “Kurir”, në edicionin online shkruan se “gardiani” i Juventusit nuk do të ketë më simpatinë e serbëve, pasi ka bërë simbolin e “Shqipërisë së Madhe”.

“Portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon, është pa dyshim mjaft popullor në mbarë botën, por në të ardhmen nuk do të ketë simpati të madhe nga serbët. Pas ndeshjes me Shqipërinë, portieri i kombëtares italiane bëri me dorë shqiponjën dykrenore, simbolin e ‘Shqipërisë së Madhe’. Legjenda nga Torino e bëri këtë së bashku me gazetarin Dritan Shakohoxha, i cili vazhdimisht poston foto të kriminelit Ramush Haradinaj,” shkruan “Kurir”.

 

Të fundit