Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
“Shqiponja”, pedagogu i gazetarisë i kthehet Ramës: Kjo shkulja e beftë quhet atentat
Aktivisti dhe pedagogu i gazetarisë, Ervin Goci i është kundërpërgjigjur qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, pasi e cilësoi “një vulgaritet në piedestal” monumentin e “Shqiponjës” në hyrje të Tiranës.
Pedagogu Goci i kujton kryeministrit se ai "vulgariteti" është vënë në një datë dhe vit të shënuar, siç ishte 100-vjetori i Pavarësisë dhe nuk mund të shkulej ashtu në mënyrë krejt të beftë.
“Përtej estetikës që është gjithmonë e diskutueshme, ai "vulgariteti" të rrethrrotullimi i doganës, është vënë në një datë dhe vit të shënuar, është një kontribut i çmuar nga diaspora, duke qenë se u instalua për 100 vjetor, një farë procedure e kaloi, të paktën ishte e paralajmëruar, dhe riprodhoi një estetike të përdorur diku tjetër...po kjo shkulja kshu në mënyrë të beftë, nuk mund të jetë gjë tjetër veçse atentat”, shkruan pedagogu në rrjetet sociale.