Flash News

KRYESORE

“Shqiponja”, Rama replika me Bashën: S’bëhet dot monument tredimensional se kthehet në horror

“Shqiponja”, Rama replika me Bashën: S’bëhet dot

Heqja e monumentit të “Shqiponjës” në hyrje të Tiranës ka ndezur një tjetër debat mes mazhorancës dhe opozitën.

Dy liderët e saj, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë replikuar në distancë ditën e sotme, sa i takon heqjes së këtij monumenti.

Rama i përgjigjet Bashës, pasi ky i fundit e replikoi pak më parë, duke i shkruar se “Shqiponja Kombëtare duket vulgaritet kur zgjedh për simbol hashashin”.

Në përgjigje të këtij komenti, Rama reagon sërish dhe shkruan se ‘Shqiponja nuk mund të bëhet dot monument tredimensional, sepse kthehet në horror’.

“Artist! Shqiponja petashuqe e lekut nuk mund të bëhet dot monument tredimensional, sepse kthehet në horror, mu ashtu siç ishte në hyrje të Tiranës me vite me radhë! Po ti s'ke faj, përpara petashuqes bëhesh petë, lekë, lekë, lekë. Nejse, lëre shqiponjën, iku! Shiko veten Artist”, shkruan Rama në twitter.

Të fundit