Flash News

KRYESORE

“Shqiponja si hyrje kazinoje”, Malltezi-Ramës: E paska rrëzuar një i çmendur

“Shqiponja si hyrje kazinoje”, Malltezi-Ramës: E paska

Jamarbër Malltezi, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike i është përgjigjur reagimit të kryeministrit Edi Rama, lidhur me heqjen e monumentit të “Shqiponjës” në hyrje të Tiranës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Malltezi ironizon statusin e Ramës, i cili  e cilësoi një “vulgariteti në piedestal” debatin për largimin e “Shqiponjës’.

“Nëse këtë monument do e kishin hedhur Serbët do kish filluar lumi i sharjeve. Por e paska rrëzuar një i çmendur që për më tepër mburret me çmendurinë e tij. Do vijojë të mburret derisa të vijojë të ketë mbështetës ca batakçinj që vënë partinë përpara Shqipërisë, sa te ketë drogaxhinj, taotao e gjushë që vjedhin dhe qeverisin me krim dhe drogë. "Në vendin tim e në vendin tënd, një i çmendur, një vend e çmend!", shkruan Malltezi.

Të fundit