Flash News

KRYESORE

Shqiptarët e Kosovës apo shqiptarët e Shqipërisë, cilat janë këngëtaret më me stil

Shqiptarët e Kosovës apo shqiptarët e Shqipërisë, cilat

Shqiptarët janë të talentuar në shumë fusha dhe jo rrallë herë e kanë treguar këtë edhe jashtë kufijve shqiptarë. Çdo ditë e më shumë po sjellin rryma të reja dhe shumë prej tyre po tentojnë dhe famën ndërkombëtare.

E para që iu hapën dyert, është Era Istrefi, këngëtarja shqiptare nga Kosova, e cila u bë fenomen në gjithë botën me këngën “Bon Bon” dhe tani po shijon sukseset e saj me disa bashkëpunime me këngëtarë me famë botërore.  Era është dhe një nga këngëtare shqiptare me stilin më të veçantë në këndim dhe në paraqitje po ashtu. Gjithnjë sjell tendenca të reja dhe pëlqehet shumë nga fansat.

Ndërkohë, një tjetër këngëtare që po tenton karrierën ndërkombëtare, është Elvana Gjata. Elvana është një nga këngëtaret shqiptare të Shqipërisë që e duan kaq shumë në të gjitha trevat. Mjafton t`i hedhim një sy postimeve të saj të fundit nëpër koncertet që po zhvillon në të gjitha trevat, për të kuptuar se sa shumë i ka munguar publikut shqiptarë. Gjithnjë në formë dhe e kuruar në detaje, çdo këngë e Elvanës bëhet hit. Ajo po punon paralelisht për karrierën ndërkombëtare por dhe projektet në Shqipëri.

Dafina Zeqiri. Që prej daljeve të para, këngëtarja shqiptare nga Kosova, Dafina Zeqiri, ka rrëmbyer zemrat e shumë fansave. Me linja perfekte trupor dhe me stilin e veçantë që e karakterizon, Dafina vjen gjithnjë ndryshe dhe di të ‘godasë’. Njësoj dhe Dafina, po tenton karrierën ndërkombëtare, ku ka publikuar disa këngë, por duke mos hequr dorë nga projektet në shqip gjithashtu.

Një ndër reperët më të ndjekur e më të dashur për publikun është Noizy. Koncertet e tij janë gjithnjë të mbushura plot dhe këngët e tij kthehen në hit që në momentet e para të publikimeve, duke mbledhur miliona klikime. Noizy është një ndër të paktët në Shqipëri që repon. Në Kosovë ka më shumë repera dhe tani po fillojnë të dalin dhe talente të gjinisë femërorë që repojnë.  Ndërkohë, nga ana tjetër, shqiptari nga Kosova, Ledri Vula është një fenomen absolut. Në koncertin e zhvilluar së fundmi në Tetovë, Ledri kaloi momente që nuk përshkruhen me fjalë, gjithë turma këndonte me të duke treguar se sa shumë e duan.

Këngëtarë të tjerë që duhen po kaq shumë dhe kanë stile të veçanta e mjaft të ndjekur janë Getoar Selimi, Flori Mumajesi, Capital T e shumë të tjerë.

Kujtojmë që Dua Lipa dhe Rita Ora, po ashtu janë me origjinë shqiptare nga Kosova.

Pra nëse flasim për këto rryma, shqiptarët e Kosovës janë më stil dhe më të ndjekur. Por nëse flasim për zëra të veçantë dhe vokale absolute mund të përmendim Inva Mulën, Kastriot Tushën, Eugent Bushpepën, Rona Nishliun e shumë këngëtarë të tjerë të cilët kanë vlera të veçanta vokale por nuk janë kaq viralë sa këngëtarët më në zë të momentit, që i përmendëm dhe më lart. Sa i përket këtij stili, Shqipëria ka spikatur më shumë talente të tilla.

Por, vlen të theksohet, se emëruesi i përbashkët i gjithë shqiptarëve kudo në botë, Shqipëri apo Kosovë, Mal i Zi apo Maqedoni, qoftë dhe në Australi është: talenti.

Bota ka filluar t`i njohë e të flasë për to dhe të këndojë shqip.

Të fundit