Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Shqiptarët e Shqipërisë që shkruajnë për Kosovën dhe jo për vendin e tyre
Agon Baxhaku*
Janë disa persona nga Shqipëria që shkruajnë për ndodhitë në Kosovë, por që nuk shkruajnë për vendin ku jetojnë. Ku e bazoj këtë? Në asnjë status apo shkrime të disa aktivistëve që e mbështesin VV-në nga Shqipëria, nuk ka shqetësime për vendin ku jetojnë, por për një vend tjetër që, formalisht, duhet të presin radhën në kufi si në një shtet tjetër (fatkeqësisht apo fatmirësisht). Pse ata nuk shkruajnë për problematikat në shtetin e tyre, si p.sh duke filluar nga ngjarjet e fundit.
1.Për teatrin;
2.Për kullat që po i uzurpojnë hapësirat publike, parqet etj.;
3.Për qytetarët që po shesin për buken e gojës në qoshet e rrugëve të Tiranës dhe policia po i largon si kriminelë duke i tërhequr zvarrë;
4.Për mediat që më shumë transmetojnë mbjelljën e një peme sesa përmbytjet në disa qytete;
5.Për drogën;
- Për krimin, korrupsionin, keqqeverisjën ...e shumë çështje të tjera që mund t’i njohin më mirë se çështjet e Kosovës.
Po pse këta e dashkan më shumë një shtet tjetër, sesa një shtet ku po jetojnë vetë dhe po i rrisin fëmijet e tyre, që dita-ditës po shkatërrohet, po keqmenaxhohet dhe këta nuk kanë një kritikë të vetme. Po pse vallë këta e duan Kosovën më shumë se shtetasit e saj, kur shteti i tyre është kthyer në vend kryesor i drogës në Europë?
Në qoftëse e dashkeni kaq shumë Kosovën, duajeni edhe Shqipërinë, dhe ndoshta do përmirësoni gjërat së pari aty ku jetoni, pastaj dhe më gjerë. Jo që nuk nuk keni të drejtë të shkruani për Kosovën, por është i habitshëm fakti që nuk po shkruani për vendin ku jetoni. Siç duket këta janë oborrtarë të pushtetit dhe disa të tjerë ish-mjatistët që nuk mund të ndanin pjesën e pushtetit, erdhën në Prishtinë për të na rregulluar problematikat shtetërore dhe shoqërore, dhe pastaj, nuk dihet me çfarë tagri, tregojnë se kush është tradhtar dhe kush jo. Disa nga këta janë pjesë e një partie politike ku asnjëherë nuk u dihet funksioni?
Çfarë përfaqësojnë këta në Kosovë?
*Autori është student nga Kosova