Flash News

KRYESORE

Shqiptarët flasin keq për “Ndërkombëtarët” nëpërmjet filmit të ri të Pluton Vasit

Shqiptarët flasin keq për “Ndërkombëtarët”

Ditën e sotme ka dalë traileri i filmit më të ri shqiptar, me regjisor Pluton Vasi, bazuar në librin “Rrëfenjë me Ndërkombëtarë” të  shkrimtarit Ylljet Alickaj, botuar nga Toena.

Romani, ku mbështetet filmi është një sarkazëm therrëse mbi kulturën e zotërimit dhe nënshtrimit që ende ekziston mes vendeve në tranzicion, si Shqipëria, ndaj pranisë së të huajve të institucioneve diplomatike dhe organizatave të huaja. Ngjarja zhvillohet në ambientet e një ambasade ku Roshi (Eni Shehu) fillon punë si përfaqësues i marrëdhenieve me publikun/shtypin ku vë re dhe tregon për prapaskenat dhe abuzimin e të huajve me shqiptarët.

Të fundit