Flash News

KRYESORE

Shqiptarët kryesojnë listën e Interpol, 116 persona në kërkim ndërkombëtar

Shqiptarët kryesojnë listën e Interpol, 116 persona në

116 shqiptarë  të akuzuar për krime të ndryshme të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Interpol bën me dije në të dhënat zyrare se vendi ynë ka numrin më të lartë të këtyre personave krahasuar me vendet e tjera të Europës.

Në listën e Interpol, Shqipëria kryeson të gjithë vendet e tjera të Europës. Më pas vjen  Bosnja me 99 persona të shpallur në kërkim, Bullgaria me 50 persona, Rumania me 48 dhe Franca me 28 persona në kërkim.

Çdo person i listuar në faqen e Interpol, ka një njoftim të kuq shoqëruar me foton, e cila sipas kësaj organizate, është një kërkesë e zbatimit të ligjit në të gjithë botën, për të gjetur dhe arrestuar përkohësisht një person në pritje të ekstardimit, dorëzimit ose një veprimi juridik i ngjashëm-shkruan Top Channel.

Duke qënë se has vështirësi, policia shpesh kërkon edhe ndihmën e qytetarëve, nëpërmjet publikimit të listave dhe fotove të këtyre personave edhe në rrjetet sociale.

Të fundit