“Shqiptarët mëkatarë, nuk u ngritën kundër diktaturës komuniste”, Basha paralajmëron për rrezikun që po ripërsëritet

Kreu i opozitës, Lulzim Basha e ka nisur sot fjalën në çadrën përpara Kryeministrisë duke kujtuar eventet e diktaturës komuniste gjatë 1 majit, ditën e punëtorëve.

Basha tha se për 45 vite pati dy grupe mëkatarësh, “ata që i imponuan shqiptarëve një regjim diktatorial dhe ata shqiptarë që nuk u ngritën kundër regjimit gjakatar, por e pranuan atë”.

Sipas kryeopozitarit demokrat, “sot është dita të ngrihemi dhe t’i themi jo zgjedhjes së bijëve të klikës komuniste, dhe nëse qytetarët nuk janë gati atëherë duhet të bëhen gati të pranojnë një tjetër diktaturë”.

“Këto janë dy zgjedhje, o njëra, o tjetra. Ftesa ime ndaj çdo shqiptari të ndershëm është të ngrihemi, të bashkohemi dhe të shporrim këtë klikë me forcën e bashkimit popullor”, u shpreh Basha.

Basha tha se raporti i Bankës Botërore vërtetoi se në katër vite nuk u hap asnjë vende pune në Shqipëri, po përkundrazi, u mbyllën me mijëra duke rritur papunësinë.