Flash News

E-TJERA

Shqiptarët në ‘Eurovizion’, Berisha: Bëtë më shumë se të gjithë

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka parë me interes zhvillimet dhe rezultatin e mbrëmshëm në “Eurovizion 2018”.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte fakti se në garë ishin 3 shqiptarë pjesëmarrës të tre shteteve, të Shqipërisë, Italisë dhe Qipros.

Berisha duket se nuk është dakord me rezultatin dhe renditjen e këngëtarëve në bazë të votave, por inkurajon këngëtarët, duke thënë se ishin “shumica cilësore e festivalit”

“Një nderim dhe mirënjohje për Elenin, Eugentin, Ermalin, tre këngëtarët shqiptarë që përfaqësuan me dinjitet të madh tre vende mbrëmë në Eurosong.

Ju pavarësisht nga gjeografia e votimit në këtë festival, e bëtë atë më shumë se të gjithë të tjerët një garë shqiptare, na bëtë krenarë me interpretimet tuaja dhe ishit shumica cilësore e festivalit. Shumë faleminderit Eugentit, Ermalit dhe Elenit! Suksese gjithnjë e më të mëdha të treve”, shkruan Berisha në facebook.

Kujtojmë se Shqipëria u rendit e 11-ta, Qipro e dyta dhe Italia në vendin e pestë.

 

Të fundit