Flash News

KRYESORE

Shqiptarët në ‘top 10’ për 2016-ën… si azilkërkues në Europë

Shqiptarët në ‘top 10’ për 2016-ën… si

Shqiptarët vazhdojnë të qëndrojnë në mesin e azilkërkuesve me numrin më të lartë aplikimeve në shtetet e Bashkimit Europian.

Sipas raportit të Zyrës Europiane për Azilin, Shqipëria renditet në 10 vendet me më shumë azilkërkues për vitin 2016-të, duke përbërë 3% të totalit të aplikimeve. Kjo shifër e rendit vendin tonë në krah të Sirisë, Afganistanit dhe Irakut, shtete me konflikte të ashpra ushtarake.

Kosova dhe Serbia pasojnë Shqipërinë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shtete të tjera në numër të lartë azilkërkuesish janë Irani, Pakistani, Nigeria, Eritrea dhe Rusia.

Të fundit